Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet mot më i freskët krahasuar me ditët e kaluara.

Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Po ashtu priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, më të theksuara në veri, veriperëndim dhe verilindje të vendit, lokalisht edhe në disa vise tjera. Reshjet e nesërme do të jenë të karakterit lokal dhe nuk kapin tërë territorin.

Temperatura maksimale deri në 26 gradë Celsius, ndërsa erërat nga jugperëndimi mund të jenë paksa të fuqishme herë pas here

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira, intervale të gjata kohore me diell dhe nganjëherë reshje e rrebeshe lokale shiu. Temperaturat shënojnë ulje krahasuar me ditët që lamë pas.

Edhe e hëna do të jetë jo-stabile, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, më të theksuara në disa zona të Republikës së Kosovës dhe gjysmës veriore të Shqipërisë. Temperaturat shënojnë ulje të mëtutjeshme, ndërsa nga e marta do të kemi stabilizim gradual të motit dhe rritje të temperaturave.

Lexo edhe:  Befasi: Kuvendi i Mitrovicës së Veriut merr vendim që të hapet ura e Ibrit