Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta për shkak të një fronti të dobët ajror i cili do të kushtëzojë reshje të pakta lokale shiu e në disa male të larta fjolla kalimtare bore.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot me diell e vranësira e në disa zona reshje krejtësisht të pakta shiu.

Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të mërkurën, me vranësira intervale kohore me diell dhe reshje krejtësisht të pakta shiu dhe atë vetëm në disa zona të izoluara. Në disa nga malet tona të larta do të ketë reshje të pakta bore.

Nga e enjta na pret mot paksa më i ngrohtë, me rritje apo fuqizim të rrymimeve ajrore nga jugu. Të Premten reshje lokale shiu priten në Shqipëri dhe Mal të Zi, ndërsa për fundjavë reshje lokale shiu priten edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Pas tërmeteve, Osmani autorizon dërgimin e Forcës së Sigurisë për ndihmë në Turqi