Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot do të vazhdojë të mbajë mot mjaft i ngrohtë për këtë periudhë kohore, ndërkohë që fronti nga veriu afrohet gradualisht.

Gjatë ditës priten intervale kohore me diell e vranësira që në disa zona mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebeshe lokal shiu.

Në mbrëmje ardhja e frontit të ftohtë nga veriu dhe reshje bore do të fillojnë së pari në veriun e skajshëm të Republikës së Kosovë për tu shtrirë orëve të ardhshme në gati tërë territorin e Republikës. Gjatë natës reshje bore në tërë Kosovën ku pritet krijimi i shtresave të borës, normalisht diku më shumë e diku më pak.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell, ndërkohë që edhe rigat e shiut vazhdojnë herë pas here në disa zona të caktuara ku mund të ketë edhe ndonjë rrebesh lokal shiu. Vonë gjatë natës vjen fronti i ftohtë që sjellë reshje bore në veri dhe verilindje të vendit. Në viset tjera do të rifillojnë reshjet e shiut.

Në Maqedoninë Veriore nesër mjaft ngrohtë për këtë periudhë kohore dhe rrallëkund me ndonjë reshje sporadike. Priten rrymime të fuqishme ajrore nga jugu, vranësira e intervale kohore me diell.

Vranësira e riga shiu nesër priten në Mal të Zi e në mbrëmje në veri reshje të dendura bore, ndërsa në Luginën e Preshevës nesër ngrohtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Reshjet e borës fillojnë natën edhe në Luginë

E shtuna në tërë Kosovën e vranët dhe me reshje bore. Herë pas here, vende-vende mund të ketë intervale reshjesh të dendura bore. Në përgjithësi reshje bore priten në tërë territorin me intensitet të ndryshueshëm ku deri të dielën në mëngjes mund të kemi nga 5 deri në 25 cm. Në disa vise kodrinore-malore edhe më shumë.

Lexo edhe:  Konfirmohet nga Policia: Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Skenderaj

Reshje bore të shtunën priten edhe në Maqedoninë Veriore, Shqipërinë kontinentale, Luginën e Preshevës dhe veri e qendër të Malit të Zi. Fjolla bore mund të ketë edhe në veriperëndim të Shqipërisë bregdetare si në Shkodër dhe Lezhë, por nuk përjashtohet mundësia edhe në Tiranë.

Reshje mjaft të dendura bore dhe stuhi dëbore priten në gati të gjitha viset kodrinore-malore të territoreve tona.

E diela e ftohtë ndërkohë që reshjet e borës pushojnë dhe priten intervale kohore me diell. Pritet acar polar i fortë orëve të natës dhe mëngjesit.

Nga e hëna temperaturat maksimale shënojnë rritje graduale./MeteoBallkan