Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell e vranëra lokale dhe reshje lokale shiu.

Temperaturat shënojnë rritje pas shiut dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Reshje shiu majde vende-vende intensive priten sonte gjatë natës në shumë lokacione.

Nesër gjatë dites reshjet pushojnë për të vazhduar si rrebeshe të izoluara vetëm në disa zona të caktuara.

Nga e mërkura do të vazhdojë rritja e temperaturave, ndërsa fuqizohen rrymimet ajrore nga jugu dhe jugperëndimi. Herë pas here, vende-vende priten riga e rrebeshe lokale shiu ku mund të ketë gjasa edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, por intervalet kohore pa reshje do të jenë më të shpeshta.

Përkeqësim më të theksuar të motit presim gjatë fundjavës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Arrestohet polici bashkë me vëllain e tij