I burgosuri në Burgun e Dubravës i rrah oficerët, i bën për spital

Një mosmarrëveshje për shfrytëzimin e telefonit në burgun e Dubravës ka shkaktuar rrahje pasditen e djeshme.

Në përleshje është përfshirë një i burgosur, i cili është kapur me zyrtarët korrektues të cilët i sulmoi fizikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se fillimisht i dyshuari kishte kërkuar që ta shfrytëzonte telefonin më shumë se që është e lejuar, e më pas iu është vërsulur oficerëve, të cilët i ofendoi, e më pas i rrahume grushte, duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Si masë parandaluese që të mos eksalohet situata, oficerët e kanë vënë nën kontroll të dyshuarin, teksa janë njoftuar edhe Policia e Prokurori i Shtetit.

Zyrtarët që pësuan lëndime kanë marrë trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që burimet thonë se për përleshjen Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit si “Sulm”.

Lexo edhe:  Kurti takon Papa Françeskun, publikohen pamjet