Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe i nxehtë veror.

Do të ketë edhe vranësira të herëpashershme lokale dhe rrallë në ndonjë rajon me mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Temperatura maksimale do të luhatet nga 28 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat maksimale mbi 30 gradë Celsius në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe jug të Malit të Zi.

Nga e premta na pret mot i nxehtë dhe me diell, megjithatë në shumë rajone (jo në tërë rajonin) do të ketë gjasa për zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë orëve të pasdites. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme. Vetëm në zonat e vranësirave dhe rrebesheve lokale do të ketë freski kalimtare./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim