Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me rritje graduale të temperaturave ditore, megjithatë mëngjesi do të jetë me acar dhe në disa zona sidomos në Dukagjin me mjegull dhe vranësira të ulëta. Dita stabile dhe me rreze diellore. Temperaturat nga -6 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta lokale. Nëpër shumë lugina parashihet që të ketë mjegull, ndërsa vazhdon acari i fortë në mëngjes në viset kodrinore-malore.

Mot kryesisht me diell dhe stabil do të mbajë edhe ditëve të ardhshme, ndërkohë që acari i mëngjesit do të vijë duke u zbutur e nga e Enjta do të ketë shtim gradual të vranësirave që mund të kushtëzojnë ndonjë reshje lokale atmosferike./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Zjarr i madh në Institutin e Mjekësisë Ligjore