E dhimbshme: Vdes një grua në Entin Special në Shtime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qendrën Integruese Rehabilituese të Sëmundjeve Kronike Psikiatrike në Shtime, ku një grua që po trajtohej aty, ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime kanë bërë me dije se e ndjera ishte dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme. Sinjali mëson se tek i ndjeri nuk janë parë shenja apo lëndime të dukshme.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetimi i vdekjes’.

Lexo edhe:  Flet kryeministri Kurti pas takimit, ka disa fjalë të ashpra për Borell