Ky është i arrestuari për tentim vrasjen në Fushë Kosovë, përfundon në ndalim policor

Mbrëmë rreth orës 19:45 janë dëgjuar të shtëna me armë në Fushë Kosovë, rasti ka ndodh pas një mosmarrëveshje që kishte i dyshuari me dy viktima meshkuj. I dyshuari kryesor është arrestuar dhe është dëguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali ka mësuar identitetin e të dyshuarit që ra në prangat e Policisë. Ai është Kushtrim Musliu, 37-vjeçar.

Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka njoftuar se pas rastit që ndodhi në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë ka konfiskuar një gëzhojë dhe një predhë të fishekut.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka dorëzuar pistoletën e cila dyshohet se është përdorur gjatë shkrepjes.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është  dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Mërgimtarët ia hapin dyert familjarëve nga Kosova, mezi po e presin liberalizimin