Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot i ngrohtë për këtë periudhë kohore. Parashihen intervale të gjata kohore me diell e në disa vise vranësira lokale.

Erërat do të jenë të ngrohta nga jugperëndimi, ndërsa rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë shiu. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 deri në 14 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës nesër pritet ët mbajë mot i ngrohtë, me intervale kohore me diell e vranësira lokale. Rrymimet ajrore do të jenë të ngrohta nga jugu dhe jugperëndimi, ndërsa në veri të Shqipërisë mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh shiu. Më shumë vranësira dhe riga rrebeshe lokale shiu nesër priten në Mal të Zi.

Gjatë natës afrohet fronti dhe cikloni nga veriperëndimi, ndërkohë që intensifikonen reshjet e shiut në jug të Bosnjës dhe Hercegovinës, jugperëndim të Serbisë dhe Mal të Zi. Ky sistem me reshje të dendura shiu të enjten përfshinë edhe Republikën e Kosovës.

Po ashtu nga veriu i Shqipërisë pritet depërtimi i reshjeve lokalisht të dendura në drejtim të rajoneve tjera të Shqipërisë ku lokalisht do të ketë rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet e shiut do të fillojnë edhe në Luginën e Preshevës e më së voni në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Vende-vende gjatë ditës së enjte parashihen reshje intensive shiu sidomos në Republikën e Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore. Borë vetëm në viset malore. Në mbrëmje do të fillojnë erërat e ftohta nga veriu dhe bora mund të fillojë edhe në zona kodrinore.

Të premten ulje e ndjeshme e temperaturave. Reshjet do të ulin intensitet por do të vazhdojnë në formë shiu, shqote e bore. Edhe më ftohtë të shtunën me reshje bore sidomos në zonat kodrinore-malore e në disa raste edhe nëpër disa ultësira të Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut mund të ketë reshje ose fjolla të herëpashershme bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Avokati e përgënjeshtron xhudistin Akil Gjakova që po kërkohet nga Policia për dhunë ndaj bashkëshortes