Aksident i rëndë në magjistralen Podujevë – Prishtinë, vdesin dy persona

Dy persona kanë vdekur në magjistralen Podujevë – Prishtinë, në një aksident që ka ndodhur rreth orës 05:00, në mëngjesin e sotëm, saktësisht në fshatin Sibovc.

Aksidenti ka ndodhur mes një autobusi dhe një veture, derisa dyshohet se viktima janë një djalë dhe një vajzë.

Lajmi u konfirmua për Llapi Info edhe nga zjarrfikësat në Komunën e Podujevës, të cilët kishin dalur në vendngjarje.

02 Press do ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast të rëndë.

Lexo edhe:  Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët