Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica lokale, ndërsa gjatë ditës priten rritje të temperaturave, megjithatë mbetet relativisht ftohtë.

Temperaturat pritet të luhaten nga -3 deri në 7 gradë Celsius. Gjatë nates do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje lokale shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Rrallëkund në disa vise priten riga afatshkurtra shiu, të cilat gjatë natës pritet të jenë më të shpeshtuara në disa rajone.

Nga e marta deri të enjtën rritje e temperaturave. Parashihen intervale kohore me diell e vranësira lokale (nganjëherë edhe ndonjë rigë shiu) si dhe fuqizim i i rrymimeve ajrore nga jugu.

Nga e enjta përkeqësim i motit. Fillimisht parashihen reshje të dendura shiu e pastaj edhe reshje bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksident i frikshëm në Istog: 2 vetura bëhen "kërrsh", 6 persona për spital