Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi mot të vranët dhe me reshje shiu. Paradite dhe në mesdite vetëm në disa vise mund të ketë ndonjë interval të shkurtër kohor me diell, ndërsa reshje të dendura shiu priten sidomos në disa zona në Dukagjin. Reshje bore vetëm në viset malore.

Në Shqipëri dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu. Herë pas here priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Ka mundësi për vërshime të shpejta lokale.

Reshje shiu priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës, më intensive në perëndim dhe veriperëndim të Maqedonisë së Veriut.

Reshje shiu parashihen edhe të mërkurën sidomos në mëngjes dhe paradite, ndërkohë që në viset kodrinore-malore priten reshje bore. Me uljen e temperaturave fjolla sporadike bore priten edhe në disa zona të ulëta në Kosovës, por pa ndonjë akumulim.

Nga e enjta deri të shtunën më ngrohtë, me erëra jugore dhe jugperëndimore. Reshje shiu shpeshherë parashihen në Mal të Zi, veri të Shqipërisë dhe veriperëndim të Kosovës. Në viset tjera kryesisht pa reshje dhe me intervale kohore me diell. Të shtunën reshje të dendura shiu në tërë vendin./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Curri bën deklaratën e fortë: Naimi dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtë martesore me një burrë