Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të shiut që mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit krejtësisht lokal, pra vetëm në disa rajone të caktuara. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebesh të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Lokalisht në disa vise priten rrebeshe intensive kalimtare.

Nga e mërkura na pret mot me diell dhe vranësira lokale kalimtare. Rrallë në disa vise parashihen zhvillime të rrebesheve të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë rritje krejtësisht graduale, më të theksuara në fund të javës./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  U aksidentua me veturë bashkë me shokun e tij, ky është i riu nga Prizreni që humbi jetën