Këta janë dy të burgosurit që e rrahën brutalisht ‘shokun’ e qelisë së tyre në burgun e Sigurisë së Lartë

Dy të burgosur në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë e kanë sulmuar fizikisht një të burgosur tjetër me të cilin ishin në qeli, shkruan Gazeta Sinjali.

Të burgosurit që po vuanin dënimin në këtë burg i kanë shkaktuar lëndime serioze ‘shokut’ me të cilin ndanin qelinë.

Ky i fundit pas lëndimeve që ka marrë është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se të burgosurit sulmuesë janë: Bekë Salihaj dhe Behar Krasniqi.

Këta të fundit sulmin brutal ndaj tjetrit të burgosur e kanë kryer të shtunën në mesditë, derisa në qelinë e tyrë në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndërhyrë edhe Policia.

Tutje me rastin është marrë Prokurori i Shtetit i cili e ka iniciuar atë si “sulm”.

Ndryshe, i burgosuri Bekë Salihaj ka të kaluar kriminale dhe dyshohet për plot vepra penale.

Ai mbahet mend për ikjen e tij nga Policia, pasi kishte tentuar të ndalohej nga zyrtarët policorë.

Lexo edhe:  Punëtori në gjendje të rëndë në QKUK: Ky është menaxheri i kompanisë “Çlirimi” që u ndalua për 48 orë