Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me ndonjë rigë shiu. Do të fryjnë erëra të lehta dhe mesatare nga jugu dhe juglindja e në disa zona mund të jenë paska më të fuqishme.

Temperaturat pritet të luhaten nga 1 deri në deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri më shumë vranësira dhe më shumë reshje shiu. Reshjet e shiut do të jenë të karakterit lokal dhe mund të ketë edhe në formë të rrebesheve të shiut. Reshje lokale shiu të Enjten priten edhe në disa vise në Maqedoninë Veriore sidomos në perëndim e jugperëndim, lokalisht edhe në disa vise tjera, ndërsa reshje të pakta priten në Luginë të Preshevës. Më shumë reshje priten në Mal të Zi.

Nga e Premtja ulje graduale e temperaturave dhe reshjet lokale do të shpeshtohen, por priten periudha të gjata pa reshje. Në fundjavë ulje pak më e ndjeshme e temperaturave e të dielën edhe reshje bore në disa zona të Republikës së Kosovës, por jo në zonat më të ulëta ku priten reshje shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Zjarr në një depo në Fushë Kosovë, policia jep detaje