Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot shumë i nxehtë, me erëra të nxehta nga jugu dhe priten edhe vranësira të herëpashershme kalimtare. Rrallë në disa vise mund të ketë edhe rrebeshe kalimtare shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë, me diell dhe vranësira të herëpashershme kalimtare. RRallë në disa vise parashihen rrebeshe afatshkurtra shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa vonë në mbrëmje fronti i ftohtë me rrebeshe intensive përfshinë bregdetin verior malazez. Gjatë natës fronti afrohet edhe në viset bregdetare të Shqipërisë ku lokalisht priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën destabilizim i fortë i motit. Parashihen intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite në Kosovë priten zhvillime të fuqishme të shtrëngatave lokale me bubullimë dhe me breshër dhe rrebeshe mjaft intensive lokale. Temperaturat do të shënojnë ulje.

Të hënën na pret mot më i freskët, ndërsa zhvillimet e fuqishme zhvendosen në Maqedoninë Veriore, jug të Kosovës dhe lindje e juglindje të Shqipërisë, lokalisht edhe në disa vise tjera./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Rrahje në strehimoren në Gjakovë, një vajzë sulmon fizikisht një të mitur tjetër