Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 29 gradë Celsius. Pasdite priten disa zhvillime të izoluara dhe rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Në Shqipëri sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror, me temperatura mbi 30 gradë Celsius në zonat më të nxehta të vendit. Edhe në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

E Marta dhe e mërkura sjellë destabilizim të atmosferës. Priten intervale të gjata kohore me diell dhe gjatë ditës zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në shumë pjesë të Kosovës, veriut të Malit të Zi, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë së Veriut. Në Shqipëri reshje më të rralla dhe më të pakta dhe atë kryesisht në disa vise kodrinore-malore të vendit. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta, paksa më të theksuara vetëm në zonat dhe kohëzgjatjen e rrebesheve të shiut./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Babai nga Ferizaj raporton se dikush ia dhunoi vajzën e mitur para dy vitesh, arrestohet i dyshuari