Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 32 -33 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Nën ndikimin anticiklonik vazhdon mot i thatë, i nxehtë dhe me diell në tërë rajonin tonë.

Edhe të mërkurën na pret mot i thatë, me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat pritet të arrijnë kulminacionin, ndërsa nga e enjta do të vazhdojë vapa verore, megjithatë do të ketë edhe gjasa për ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe atë vetëm në disa zona si në disa në vise të Republikës së Kosovës, veriut të Malit të Zi dhe disa zona kodrinore-malore në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Plas sherri për pronë në Malishevë: Babai kërcënon djalin, përfundon në Polici