Propozimi i fundit i Kurtit për veteranët, reagon Faton Klinaku

U.d i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas lajmit se qeveria ua ka dërguar propozimin, ku kërkohet që të formohet një ligj i ri për vlerësimin dhe verifikimin e veteranëve.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se derisa të bëhet ligji i ri, vlen ligji i vjetër, që thekson se duhet të rritet paga minimale në Kosovë e krahas saj edhe beneficioni i veteranit që lidhet me të.

Ai ka shtuar se Ligj i ri për vlerësim e verifikim, përveç dosjeve që janë në prokurori e nuk ka se si bëhet, është edhe ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Klinaku ka bërë të ditur se do të kthejnë përgjigje me shkrim, pasi ta shqyrtojnë propozimin.

Postimi i tij i plotë:

Meqë zëdhënësi paska treguar në media se çfarë kanë sjellë te ne si propozime nga kryeministri Kurti, po e theksoj këtë:

Aplikimi, vlerësimi dhe verifikimi i veteranëve është bërë mbi bazë të ligjit. Për çdo shkelje të ligjit janë organet kompetente, dhe pas thirrjeve tona, ka filluar proces gjyqësor dhe lënda është në gjykatë.

Deri sa të bëhet ligj i ri, vlen ligji i vjetër, pra duhet të rritet paga minimale në Kosovë e krahas saj edhe beneficioni i veteranit që lidhet me të.

Ligj i ri për vlerësim e verifikim, përveç dosjeve që janë në prokurori e nuk ka se si bëhet, është edhe ndërhyrje në procesin gjyqësor.

Por, pasi ta shqyrtojmë, gjithsesi do t’i kthejmë përgjigje me shkrim.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Katër policët e bllokuar në veri, arrijnë të zhvendosen në stacionin e Leposaviqit