Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot i vranët paradite, kurse pasdite priten kthjellime që vijnë nga Dukagjini.

Në mëngjes ende mund të ketë riga lokale shiu, ndërsa gjatë ditës dhe pasdite reshjet do të pushojnë plotësisht dhe presim intervale kohore me diell. Temperatura maksimale parashihet deri në 22 apo 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Më shumë vranësira priten në veri të Malit të Zi, veri dhe lindje të Shqipërisë, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës ku ende mund të ketë ndonjë rigë shiu. Pasdite vonë kthjellimet vijnë në të gjitha territoret tona. Pra, në përgjithësi e mërkura sjellë stabilizim të motit.

Të Enjten pritet të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave dhe intervale të gjata kohore me diell. Do të fillojnë të fryjnë erëra të ngrohta nga jugu, ndërsa në disa vise në Shqipëri priten zhvillime të rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë, sidomos në veriperëndim të vendit. Po ashtu edhe në jug të Malit të Zi priten rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore pritet një ditë e këndshme dhe e nxehtë.

Të Premten reshje të reja shiu përfshijnë të gjitha viset tona, vende-vende rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Gjatë fundjavës ulje të ndjeshme të temperaturave, me reshje të herëpashershme të shiut. Në malet e larta mund të paraqiten reshjet e para të borës./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Ky është burri kosovar që u vra sonte nga kunata