Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të kemi ndryshim të motit dhe destabilizim të fuqishëm të atmosferës.

Parashihen intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat vende-vende pritet të kushtëzojnë rrebeshe intensive shiu me vetëtima, bubullimë dhe gjasa edhe për breshër lokal.

Fillimisht stuhitë e izoluara pritet të jenë në kuadër të instabiliteteve para-frontale, kurse pasdite pritet edhe dëpërtimi i frontit të fuqishëm të ftohtë ajror me rrebeshe më të përhapura shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër lokal si dhe me ulje të temperaturave.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet ndryshim i motit dhe destabilizim masiv i atmosferës. Parashihen intevale kohore me diell dhe zhvillime intensive konvektive dhe si pasojë priten stuhi dhe shtrëngata të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër. Normalisht se të gjitha zhvillimet e fuqishme do të jenë të karakterit lokal, kurse mund të ndodhë edhe ndonjë stuhi masive sidomos në Maqedoninë Veriore e cila mund të kap edhe juglindjen e Republikës së Kosovës, lokalisht edhe vise tjera.

Në tërë rajonin fillimisht do të fryjnë erëra më të ngrohta nga jugperëndimi, kurse më vonë fillimisht në Shqipërinë veriperëndimore e pastaj deri vonë pasdite (fronti i ftohtë) ose në mbrëmje edhe në Kosovë dhe më gjerë do të ketë erëra nga veriperëndimi dhe veriu dhe me këtë temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme.

Nga e mërkura na pret mot i freskët, me vranësira e intervale kohore me diell. Reshjet në Kosovë do të jenë më të pakta, kurse në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore priten zhvillime më të fuqishme të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Përmirësim gradual i motit të enjten, por ende me zhvillime të izoluara./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Vogëlushi kosovar gjendet në koma prej 2 muajsh, familja kërkon ndihmë për ta dërguar në Gjermani – operacioni kushton mbi 247 mijë euro