Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Temperaturat pritet të jenë solide verore dhe ato maksimale pritet të arrijnë deri në 30 dhe 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi dhe Luginë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror.

Gjatë orëve të natës dhe orëve të hershme të mëngjesit nga veriu depërtim i një fronti të ftohtë ajror fillimisht në Kosovë i cili do të karakterizohet me shtim të vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Pas Kosovën vranësira shtohen lokalisht edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë kontinentale.

Të hënën na pret mot mjaft i freskët në Kosovë dhe zonat tjera kontinentale ku priten vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu. Në bregdet shumë pak reshje dhe më shumë diell, përpos jugut të Shqipërisë ku ka gjasa për rrebeshe afatshkurtra shiu. Në viset kontinentale ulje të ndjeshme të temperaturave, ndërsa në viset mesdhetare ose bregdetare ulje të lehta të tyre.

Nga e marta vranësira, intervale kohore me diell dhe përmirësim gradual i motit edhe pse ende priten riga lokale shiu në disa rajone./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Gazetari i shëndetësisë hedh dyshime mbi mosangazhimin e mjekëve për të shpëtuar foshnjën