Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira dhe me temperatura rreth vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të izoluar, afatshkurtër shiu, ndërsa temperatura maksimale rreth 20  gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diel dhe vranësira lokale. Rrallë në ndonjë zonë mund të ketë ndonjë reshje sporadike, por në përgjithësi moti do të ketë tendendë stabilizimi dhe përmirësimi të plotë sidomos nga fundi i javës.

Nga e Premta na pret mot gjithnjë më stabil dhe më i ngrohtë. Temperaturat maksimale me rritje progresive e në fundjavë mbi 25 gradë Celsius./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, lëndohen shtatë persona