Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale, të herëpashershme, por pa reshje atmosferike.

Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë, vende-vende me acar dhe temperatura minimale deri në -2 gradë Celsius. Mund të ndodhë edde -3 gradë Celsius në ndonjë rajon, ndërsa gjatë ditës rritje e temperaturave deri në 17 ose 18 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale, por pa reshje atmosferike. Pas mëngjesit të ftohtë dita vijon e ngrohtë dhe me intervale të gjata kohore me diell.

Të premten na pret mot i ngjashëm, me interevale kohore me diell por me më shumë vranësira. Temperaturat shënojnë ulje kryesisht të lehta, ndërsa lokalisht priten rrebeshe afatshkurtra shiu për shkak të një fronti të dobët, të ftohtë ajror.

Për fundjavë pa ndonjë ndryshim të madh të motit. Temperaturat rriten përsëri dhe priten alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell. Reshjet nuk priten deri në fund të ditës së diele./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Çifti nga Vitia sërish në telashe, kësaj here gruaja ushtron dhunë ndaj bashkëshortit që u dënua nga Gjykata