Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i ngrohtë në pjesën e parë të ditës dhe në mesdite kur priten rritje të ndjeshme të temperaturave dhe intervale kohore me diell.

Pasdite, ose në mbrëmje dhe gjatë natës shtim i konsiderueshëm i vranësirave dhe destabilizim i atmosferës. Vende-vende priten rebeshe lokale shiu të cilat në ndonjë lokacion mund të përcillen edhe me ndonjë bubullimë.

Gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit të së martës reshje e rrebeshe shiu përfshijnë gati tërë territorin e Republikës së Kosovës. Para reshjeve do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave e me ardhjen e reshjeve do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave. Në viset kodrinore-malore (të martën në mëngjes) priten reshje shqote e bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ngrohtë pranveror, me alternime mes vranësirave e intervaleve kohore me diell, temperaturat do të shënojnë rritje.

Pasdite në veri të Malit të Zi priten reshje e rrebeshe shiu, kurse gjatë natës vranësira të dendura me rrebeshe shiu përfshijnë Shqipërinë nga deti dhe pastaj edhe pjesën më të madhe të rajonit. Reshjet më së fundi do të përfshijnë Maqedoninë Veriore (paraditen e së martës).

E Marta sjellë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe reshje shiu në gati tërë rajonin, ndërsa reshjet pushojnë gjatë dites nga veriu e perëndimi pason kthjellimi gradual i motit. Për shkak të khtjellimit të plotë të motit dhe uljes së temperaturave mëngjesi i së mërkurës mund të jetë me ngrica në shumë pjesë të Kosovë dhe viset kodrinore-malore të rajonit.

Lexo edhe:  Gjeti trupin e 9-vjeçares në lumë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej kukull