Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në orët e pasdites do të marrin karakter zhvillime për të sjellur rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, ndërsa temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 23 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe të rajon nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite priten zhvillimet e rrebesheve dhe stuhive të izoluara të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndryshim i motit. Do vazhdojë të mbajë mot jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat herë pas here do të marrin karakter zhvillimi duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive shiu sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Momenti kur policia e shtrin për toke dhe e arreston një person në Aeroportin e Prishtinës