Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot na pret mot shumë i nxehtë. Parashihet kulminacioni i kësaj vale të nxehtësisë verore.

Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 34 deri në 37 gradë Ceslius. Pasdite nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite do të ketë shtim lokal të vranësirave me ndonjë rrebesh të izoluar shiu në ndonjë rajon të caktuar.

Natën ose mëngjesin e së martës në bregdet priten rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nëse keni dëgjim të dobët ose zhurmë në veshët tuaj, mos i lini asgjë rastësisë por veproni në mënyrë parandaluese. Ekspertët rekomandojnë ta pini dy herë në ditë

Të martën destabilizim i motit. Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat do të zhvillohen fuqishëm duke kushtëzuar stuhi lokale dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat shënojnë ulje dhe kjo i jep fund vales së fuqishme të nxehtësisë.

Nga e mërkura alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Lokalisht priten edhe reshje e rrebeshe shiu. Në aspektin termik do të jetë më këndshëm për shkak të uljes së temperaturave, por nuk do të ketë ulje të theksuar të tyre./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Sërish aksident në rrugën Komoran-Drenas në fshatin Korroticë e Ulët