Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Sot pritet të kemi mot shumë jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të fuqishme të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë.

Vende-vende priten shtrëngata të fuqishme kalimtare me vetëtima e bubullima masive, rrebeshe shumë të fuqishme dhe breshër. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26°C.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Kosovën lindore dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Lokalisht do të ketë zhvillime të vranësirave konvektive ku priten stuhi të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në disa vise të Shqipërisë kontinentale, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe veri të Malit të Zi.

Edhe të mërkurën dhe të ejten do të vazhdojë mot mjaft jo-stabil, me intervale kohore me diell dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu në disa zona priten edhe shtrëngata të fuqishme me gjasa për breshër. Ka gjasa për vërshime të shpejta për shkak të sasisë së madhe të reshjeve në një territor për një kohë të shkurtër në kohën e shtrëngatës së fortë. Temperaturat do të shënojnë ulje të lehta por ndjejnja e zagushisë do të jetë e lartë.

Më së paku reshje priten në bregdetin shqiptar dhe disa vise në Maqedoninë Veriore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Arjola Demiri bën vallëzim sensual në kishë, fansat ‘shpërthejnë’ me kritika