Bie në duart e Policisë i shumëkërkuari, Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”

Bossi i shumëkërkuar i kontrabandës, Besim Zeqiri, i njohur si “Kaça”, që dyshohet se është “njeriu kryesor” i kontrabandimit me mallta nga Serbia për në Kosovë tashmë ka rënë në duart e Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Kaça është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Drejtoria për Krimin e Organizuar.

Pas arrestimit, ndaj të njëjtit është nxjerrë aktvendim për ndalim dhe brenda afatit, Prokuroria ka kërkuar edhe caktimin e masës së paraburgimit.

Kaça, i njohur për veprimtari kriminale që për 10 muaj që nga shpallja e tij në kërkim ka qenë në arrati, dyshohet edhe për afërsi me Milan Radoiçiqin.

Ai është pronari i barnatores ku më 13 tetor të vitit 2021 Njësia Speciale e Kosovës me anë të një aksioni bastisi barnatoren e tij nën dyshimin për kontrabandë.

Radoiçiq është edhe në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën dyshimet se së bashku me biznesmenin nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe dhjetëra serbë të tjerë, i përkasin një rrjeti të lidhur me krimin e organizuar ndërkombëtar.

Kujtojmë se ai ishte arrestuar në vitin 2018 nga Policia e Kosovës, si i dyshuar për krim të organizuar./Gazeta Sinjali

Lexo edhe:  Mblidhen mbi 30 mijë euro për të ndihmuar familjen e policit të rënë në veri