Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh të shkurtër shiu.
Rrebeshe më intensive priten sonte gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. Më shumë reshje priten në perëndim e shumë më pak në lindje. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 24 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa vise mund të kushtëzojnë ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu. Nata e sontme në bregdetin shqiptar do të jetë mjaft e stuhishme dhe me rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullima masive. Stuhitë do të jenë të karakterit lokal.
Nga e hëna na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta për këtë periudhë kohore, ndërkohë që rrebeshet e fuqishme të shiut rikthehen në Shqipëri në mesjavë e në Kosovë reshjet do të jenë më të pakta dhe më të lokalizuara, megjithatë paksa më intensive edhe në Kosovë nga mesi i javës së re.
Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Luginë reshjet do të jenë më të pakta dhe më të lokalizuara deri në mesin e javës së re kur priten paksa më shumë reshje