Parashikimi i motit për sot deri në vikend

Sot na pret mot paksa i ndryshueshëm, me vranësira e ndonjë interval kohor me diell.

Lokalisht priten edhe reshje kalimtare të përziera shiu e bore. Në disa zona të ulëta kryesisht ndonjë rigë shiu e në zonat malore reshje kalimtare bore.

Do të fryjnë erëra të cilat nganjëherë mund të jetë paksa të fuqishme nga veriperëndimi, ndërsa temperatura maksimale deri në 10 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Në disa zona kryesisht kodrinore-malore priten reshje kalimtare shiu e bore.

Të premten dhe për fundjavë na pret mot i ndryshueshëm sidomos në zonat kontinentale ku priten intervale kohore me diell, vranësira e reshje të herëpashershme bore. Rrymimet ajrore do të jenë nga veriu dhe kjo do të kushtëzojë edhe fjolla të herëpashershme bore. Temperaturat shënojnë luhatje të shpeshta e ulje sidomos të premten dhe të dielën pas sistemeve frontale./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Fadil Nura gëzon banorët e Rakinicës: Fshati bëhet me rrugë të asfaltuar