Parashikimi i motit për sot deri në vikend

Sot pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Reshje e rrebeshe shiu priten gjatë orëve të hershme të mëngjesit, ndërsa gjatë dites reshjet do të jenë të izoluara ku priten erëra të fuqishme nga jugperëndimi dhe intervale kohore me diell. Temperatura maksimale deri në 20 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Rrebeshe lokalisht intensive shiu priten gjatë natës dhe orëve të hershme të mëngjesit. Dita vijon me intervale kohore me diell dhe erëra vende-vende të fuqishme nga jugu dhe jugperëndimi. Vranësira të dendura mbesin në shumë pjesë të Malit të Zi dhe thellë në veri të Shqipërisë.

Të Premten më ngrohtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale ku mund të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar. Reshje më intensive në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë.

Të Shtunën edhe më ngrohtë, me temperatura në Kosovë deri në 25 gradë Celsius, por në mbrëmje priten reshje dhe rrebeshe lokale shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Mitrovicë: I mituri qëllon me armë aksidentalisht shokun, 15-vjeçari dërgohet në Emergjencë