Rast i dhimbshëm për familjen Mehmeti në Hajvali: Humb jetën foshnja 2 muajshe, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Hajvali të Prishtinës, ku ndërroi jetë papritmas një foshnje 2 muajsh dhe akoma nuk dihen shkaktarët e vdekjes.

Ky rast ka tronditur familjen Mehmeti, që njoftuan menjëherë Policinë dhe Autoambulancën.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur paradite, kur prindërit e fëmijës të pikëlluar kërkuan ndihmë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitë përkatëse, me ç’rast eshtë konstatuar vdekja e foshnjës, si dhe janë bërë të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Prindërit e foshnjës kanë dhënë deklaratat e tyre para zyrtarëve policorë dhe kanë treguar në detaje se si ndodhi ky rast mjaft i dhimbshëm.

Trupi i pajetë i foshnjës është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Lexo edhe:  Petkoviq shkruan për serbin e dyshuar për sulme në Veri: I katërti që e liruam