Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe nesër

Sot parashihet të kemi mot të kthjellët, stabil dhe me diell.

Mëngjesi do të jetë i freskët, ndërsa dita e nxehtë, me rritje të temperaturave dhe fillim të valës tropikale. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 32 gradë Celsius. Erërat ende do të fryjnë nga veriu dhe verilindja dhe për këtë arsye në mëngjes dhe në mbrëmje do të jetë freskët.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi ende do të jetë i freskët në zonat kontinentale të rajonit, ndërsa dita e ngrohtë dhe stabile.

E Marta sjellë mot të nxehtë dhe të qetë në tërë rajonin dhe me diell. Temperaturat shënojnë rritje të mëtutjeshme.

Nga e mërkura do të fillojnë të fryjnë erëra të nxehta nga jugperëndimi dhe kjo shënon fuqizimin e valës së nxehtësisë si rezultat e ardhjes së ajrit të nxehtë direkt nga Afrika veriore. Temperaturat shënojnë rritje pak mbi 35 gradë Celsius në Kosovë dhe 40 në zonat më të nxehta të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  7 tërmete regjistrohen në Shqipëri brenda natës