Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sot na pret mot pak më i nxehtë, me intervale kohore me diell dhe vranësira lokale.

Pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave të shiut dhe priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 26 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër priten të ketë intervale kohore me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende mund të ketë rrebeshe intensive.

Të premten në Shqipëri më shumë intervale kohore me diell dhe shumë më pak vranësira të shiut. Në Kosovë dhe viset tjera po ashtu priten intervale kohore me, por pasdite zhvillime të rrebesheve lokale me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë më të lokalizuara.

Fundjava me mot jo-stabil. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira e reshje lokale shiu si dhe rrebeshe lokale të herëpashershme me vetëtima dhe bubullimë./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  Flasin mjekët nga emergjenca / Kjo është gjendja e dy të plagosurve në Baks të Skenderajt