Parashikimi i motit për 1 Maj

Gjatë kësaj jave moti në Kosovës do të jetë i ndryshueshëm i shoqëruar me diell dhe reshje shiu.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës të hënën moti do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat në viset malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu.

Mot i vranët dhe me intervale me diell do të jetë edhe të martën. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu, ndërsa në disa zona të kufizuara parashihen mundësi për shkarkime rrufesh.

Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, do të jetë të mërkurën dhe të enjten.

“Edhe dita e premte do të jetë relativisht e qetë me rritje të lehta të maksimaleve, derisa ato minimalet mbeten konstante me të ditës së enjte. Në pjesën e dytë të ditës parashihen riga të izoluara shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./teve1.info

Lexo edhe:  Burri në Fushë Kosovë raportoi se i ka humbur gruaja, ajo lajmërohet nga Malisheva: Jam martuar