Parashikimi i motit nga sot deri ditën e shtunë

Sot pritet të kemi mot me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat edhe mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet do të jenë të pakta, afatshkurtra dhe vetëm në disa rajone. Edhe pse do të jetë ende shumë nxehtë, temperaturat megjithatë shënojnë ulje të lehta që në viset kodrinore-malore do të ndjehen më shumë.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Pasdite nëpër disa vise malore të rajonit mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu.

Të mërkurën nxehtë dhe me diell në tërë rajonin. Pasdite vonë në disa vise malore të Kosovës mund të ketë ndonjë zhvillim të izoluar. Të enjten pasdite në Kosovë parashihen rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Po ashtu edhe në disa vise të Maqedonisë së Veriut, në veri të Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës. Freskia do të ndjehet sadopak vetëm në zonat e vranësirave dhe rrebesheve eventuale.

E Premta dhe e Shtuna shumë të nxehta dhe me diell, ndërsa freskim të motit presim të dielën./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  “Nëse s’vepron siç them është i vdekur”: Ky është gjakovari që e kërcënoi fqinjin për lyerjen e shtëpisë