Ky është i moshuari që vdiq si pasojë e vetaksidentit

Në orët e hershme të mëngjesitu raportua  për një vetaksident në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit.

Aty mbeti i vdekur një 76 vjeçar. Bëhet fjalë për Qazim Samakovën nga Vitia.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, ku poashtu konfirmoj se si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën pasagjeri, Q.S, 76 vjeçar.

”Më datën 13.05.2023 në ora 00:06 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i quajtur ” Kulla me qeshmë”  ka ndodhur një aksident komunikacioni,  e përfshimë një veturë me targa vendore. Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, derisa vetura po qarkullonte nga Hani i Elezit në drejtim te Kaçanikut dhe me të arritur tek vendi i quajtur ,,Kulla me qeshmë ’, për çështje të panjohura humb kontrollin mbi veturë dhe kalon në anën e kundërt te lëvizjes, bije në hendek dhe përfundon në hekurudhë.

Për pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes humb jetën pasagjeri Q.S (M/K) i moshës 76, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar, ndërsa lëndime trupore pëson shoferi Xh.S (F/K) e moshës.23 vjeçare,  e cila pasi merr ndihmën e parë mjekësore në Kaçanik, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Lexo edhe:  Gjenden 500 mijë euro në autobus në Portin e Durrësit