Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot pritet të kemi mot me vranësira e intervale kohore me diell.

Më shumë do të ketë vranësira, ndërsa pasdite parashihen edhe reshje lokale shiu. Do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugu dhe juglindja. ndërsa në viset më të larta malore priten reshje kalimtare bore.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e në disa zona me intervale kohore me diell. Reshje shiu të herëpashershme priten në gati tërë rajonin e pak më intensive në Shqipëri.

Të dielen më ngrohtë, por me erëra kryesisht nga jugu të cilat në disa vise mund të jenë paksa të fuqishme. Po ashtu do të ketë edhe rreze të shumta diellore sidomos në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore.

Të hënën na pret mot i vranët dhe i stuhishëm. Fillimisht në Shqipëri, pastaj edhe në viset tjera dendësim i madh i vranësirave me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri priten stuhi intensive me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë edhe në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore parashihen reshje më intensive shiu./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Një grua arrestohet në Prishtinë, në gjendje të dehur sulmoi policët