Parashikimi i motit gjatë vikendit

Sot na pret mot i ndryshueshëm, me vranësira, intervale kohore me diell dhe reshje të herëpashershme, lokale shiu.

Pasdite mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe në disa zona priten rrebeshe afatshkurtra shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

E diela pak më e qetë, me intervale kohore me diell, por edhe me vranësira të herëpashershme. Rrallëkund në disa vise do të ketë kushte për paraqitjen e ndonjë rrebeshi lokal shiu.

Të hënën një ciklon i fuqishëm nga Italia sjellë sistemin e fuqishëm frontal i cili fillimisht përfshinë Shqipërinë me rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Pasdite vonë ose në mbrëmje reshje dhe rrebeshe shiu do të përfshijnë Maqedoninë Veriore dhe pastaj edhe Kosovën dhe Luginën e Preshevës.

Të martën ulje të temperaturave dhe reshje shiu. Në viset malore reshje bore./MeteoBallkan

Lexo edhe:  I theren me thikë dy persona në Drenas, arrestohen tre të tjerë