Parashikimi i motit deri në fund të javës

E Enjta sjellë përmirësim substancial të motit. Mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe nëpër dila lugina dhe ultësira me mjegull.

Sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme lokale. Temperaturat shënojnë rritje dhe ajo maksimale mund të arrijë deri në 13 ose 14 gradë Ceslius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të zi parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Në tërë rajonin pritet ditë stabile dhe e këndshme vjeshtore.

E Premta sjellë përkqeqësim gradual të kushteve të motit. Ardhja e ciklonit do të kushtëzojë shtim të vranësirave dhe reshje e rrebeshe shiu fillimisht në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë, pastaj edhe në Kosovë dhe në fund në tërë territoret. Në gati tërë vendet priten reshje të dendura shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje erërat ndërrojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë nga veriu. Si pasojë do të nisin reshjet e borës fillimisht në viset e larta malore, pastaj edhe në disa zona kodrinore. Ka gjasa që fjolla bore të ketë edhe në disa zona të ulëta në Republikën e Kosovës.

E shtuna e ftohtë, me erëra të ftohta veriore dhe reshje të herëpashershme bore në viset kodrinore-malore. Fjolla bore nganjëherë mund të ketë edhe në viset ulëta në Rrafshin e Kosovës. Në viset malore dhe kodrinore-malore priten shtresa bore, sidomos në viset e larta shtresat do të jenë solide. Në ultësira kryesisht thatë ose me fare pak reshje.

Nga e diela përmirëim gradual i motit dhe rritje graduale e temperaturave./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Hoxhë Abazi përzihet në politikë: Asociacioni sipas fesë është haram