Parashikim i motit për sot dhe gjatë vikendit

Sot parashihet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell, pas rrebesheve të shiut me vetëtima dhe bubullimë që priten gjatë kësaj nate dhe mëngjesit të herhsëm, pra reshjet parashihet të pushojnë gjatë mëngjesit ose paradites për të vijuar dita me intervale kohore me diell.

Temperaturat do të shënojnë ulje dhe pritet një ditë e freskët për shkak të erërave të freskëta nga veriu e veriperëndimi.

Gjatë ditës priten intervale kohore me diell por temperaturat do të pësojnë ulje. Rrebeshe lokale gjatë natës dhe mëngjesit priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi, kurse nesër gjatë ditës pritet përmirësim gradual i motit. Më së shumti rrebeshe shiu sipas parashikimeve sonte deri në mëngjes priten në Kosovë.

Për fundjavë na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Reshje atmoferike nuk pritet të ketë ndërsa temperaturat pritet të ngriten.

Rrebeshe të reja kalimtare pritet të kemi të hënën./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Kurti iu çon bakllavë policëve të Kosovës në Veri, shoqërohet nga Sveçla