Parandalimi i veprave kriminale – Ky është aksioni i fundit i Policisë së Kosovës

Hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë sot u kanë sekuestruar dy personave dy armë zjarri, pesë karikatorë dhe 271 fishekë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi, ku është thënë se ky sekuestrim është bërë pas raportimit që është bërë të shtunën për një rast të kanosjes.

Policia ka njoftuar se ndaj dy personave, janë inicuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Lexo edhe:  Makina për bluarjen e mishit ia këputë shuplakën e dorës punëtorit të mishtores