Paraburgim ndaj dy personave për shpërthimin e granates në veturen e reperit kosovar

Pas më shumë se një muaji, Policia ka arritur t’i arrestojë dy personat e dyshuar për shpërthimin me granatë dore në rrugën “Zekrija Cana”, në Prishtinë. Cak dyshohet se ka qenë vetura e reperit Agon Abdullahu, i njohur si Noga. Të dyshuarit kanë dalë para Gjykatës dhe tashmë është marrë vendimi ndaj tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka raportuar ekskluzivisht para dy ditësh dy të dyshuarit për këtë rast janë: Egzon Fazlija dhe Florim Fazlija, ndaj të cilëve është caktuar masa e paraburgimit.

Incidenti që ndodhi më 12 prill po hetohet në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Akoma nuk dihen motivet e rastit, por si pasojë e shpërthimit, janë dëmtuar edhe disa vetura që ndodheshin në atë rrugë.

Lajmin për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve e ka konfirmuar të martën edhe Policia në Prishtinë.

“Pas një pune intenzive hetimore zyrtarët e Njësitiit të hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, kanë identifikuar dy persona të dyshuar. Rasti (shpërthimi i një granate) ka ndodhë me datën 12.04.2024,

Prezenca e personave të dyshuar: F.F, mashkull 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe -E.M, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është siguruar sot nga ana e hetuesve.

Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e ndalimit.” – ka njoftuar Policia.

Lexo edhe:  Ishin duke punuar në një shtëpi, bien nga skelet dy punëtorë në Rahovec – njëri përfundon në QKUK