“Papiqulo” ‘shiste mend’ me muzikë edhe në veri, aty lëshonte këngë për Adem Jasharin

“Papiqulo” i Prishtinës i cili përfundoi dje në prangat e policisë, “shurdhimin” përmes muzikës në veturën e tij siç duket e kishte shndërruar në zakon edhe në komunat tjera.

Kështu vepronte ai edhe në Mitrovicë të Veriut, teksa videon e publikonte edhe në Tiktok, shkruan lajmi.net.

Aty shihet se si ai lëshonte me zë enorm të lartë këngë kushtuar komandantit legjendar, Adem Jasharit.

Por, Mitrovicës së Veriut, nuk dihet nëse me apo pa dijeni se është pjesë e Republikës së Kosovës, ai i referohej si Serbi.

@babaishehrit12

#viral #sinjali #mitrovica

♬ original sound – bababmw60

Lexo edhe:  Minjtë kënaqen duke dëgjuar muzikë njëjtë sikur njerëzit, tregon studimi