Mefi Bajçinovci: Albini është sikur Pele në futboll

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci ka bërë një deklaratë tejet interesante.

Ai deklaroi se “e përmendi dikush, Albini është sikur Pele ”, tha ai, duke ju referuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

Bajqinovci po ashtu potencoi se nuk e ka parë Kurtin të luaj ndonjë sport tjetër, përveq basketbollit.

Kjo është vetëm nata e katërt e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.

Lexo edhe:  Çfarë do të thotë kur ëndërroni shefin, familjen apo ndonjë mik të afërm