Pamje: Ushtria e Kosovës teston dronët “Bayraktar”

Dronët ”Bayraktar” të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë testuar sot në Gjakovë.

Një qytetar nga Gjakova ka publikuar pamjet e një droni “Bayraktar”, duke u shprehur i emocionuar që ushtria e Kosovës është pajisur me dronë të sofistikuar ushtarakë, të cilët prodhohen në Turqi.

“Kjo ndjenjë vertetë ishte fantastike qe dikur se kam imagjinu. Zhurma e Bajraktarit me ngjalli emocion dhe një siguri e forcë. Ne që jemi rrit me zhurmën e MIG-ut serbë që ndjellte frikë te qytetarët e tash kur e shohim nje dronë ne qiell që është i Kosovës na bën krenar. Bajraktari mbi Gjakovë, krenari, siguri e forcë”, ka shkruar Ngadhnjim Haxhosaj, i cili i ka publikuar pamjet në Facebook.

Lexo edhe:  Jemi në Gjermani: Shqipëria siguron kualifikimin në “Euro 2024”