Pamje të rënda nga aksidenti në Vushtrri, disa persona shihen të shtrirë në tokë

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Siç merr vesh “Jepi zë” nga dëshmitarët, disa persona janë lënduar.

Madje, nga pamjet që ka siguruar “Jepi zë”, shihen disa persona të shtrirë në rrugë.

Dëshmitarët thonë se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Vushtrrisë.

Deri tash, nuk ka informacion zyrtar nga Policia e Kosovës.

Lexo edhe:  KEDS: Nuk do të ketë punime në rrjet e as ndërprerje të rrymës deri më 4 janar