Aksident i rëndë në magjistralen e Mitrovicës, disa persona shihen të shtrirë në rrugë

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Siç merr vesh “Jepi zë” nga dëshmitarët, disa persona janë lënduar.

Madje, nga pamjet që ka siguruar “Jepi zë”, shihen disa persona të shtrirë në rrugë.

Dëshmitarët thonë se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Vushtrrisë.

Deri tash, nuk ka informacion zyrtar nga Policia e Kosovës.


Për ta parë VIDEON, klikoni KËTU

 

Lexo edhe:  Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj çiftit për sulmin fizik ndaj dy gazetareve në Prishtinë